Dita e djeshme ka shënuar edhe temperaturën më të ulët që është regjistruar ndonjëherë në Republikën e Shqipërisë që prej vitit 1868. Këtë ka deklaruar zoti Petrit Zorba, Shefi i Departamentit të Klimës dhe Mjedisit në UT, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”.
Në fshatin Shtyllë në Librazhd termometri ka shënuar -29 grandë celsius.
Ndërkohë që temperaturat e ulëta nën zero do të zgjasin deri në fund të janari, por jo kaq të ulëta sa ato të fundjavës që kaloi.