Një shqiptar kishte gjetur një mënyrë të pazakontë për të fshehur në sytë e policisë italiane tregtinë që realizonte me kokainën.
33 vjeçari dilte gjithnjë nga shtëpia me babanë e tij 77 vjeç për të dhënë përshtypjen se po e nxirrte atë shëtitje.
Por polica italiane e ndaloi atë teksa hipte në një makinë dhe i gjetën me vete 15 gramë kokainë dhe 500 euro.
Nga kontrolli në shtëpi iu zbuluan edhe 30 mijë euro cash.