Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dikur kosiste kopshte, sot luan në Kupën e Botës/ Rrëfimi i prekës i Xherdan Shaqirit: Nuk kisha para të stërvitesha

2018/06/22 at 5:33 PM
në Kryesore, Rusi 2018, Sport
Kohë leximi: 7 min
A A
Dikur kosiste kopshte, sot luan në Kupën e Botës/ Rrëfimi i prekës i Xherdan Shaqirit: Nuk kisha para të stërvitesha

Shtëpia nuk kishte ngrohje. Vetëm një oxhak i madh. Ishte një shtëpi vërtet e vjetër, në një fermë në Basel. Unë në fakt nuk mendoj rreth saj. Kam mbajtur veten ngrohtë duke vrapuar si një i çmendur. Vëllai im i madh ishte ai që ankohej gjithmonë për të ftohtin, sepse dhoma e tij ishte lart, larg nga oxhaku. Ai duhet të flinte me pesë batanije gjatë dimrit.


Familja ime ishte larguar nga Kosova para se të shpërthente lufta, kur isha katër vjeç dhe u përpoqën të ndërtonin një jetë në Zvicër me mua dhe dy vëllezërit e mi. Nuk ishte e lehtë. Babai im nuk fliste gjermanish, prandaj puna e vetme që mund të bënte ishte të lante enët në një restorant. Ai më në fund gjeti një punë në ndërtimin e rrugëve. Nëna ime punonte si pastruese në ndërtesat e zyrave në qytet. (Unë e ndihmoja me fshirjen ndërsa vëllezërit e mi pastronin dritaret).

Zvicra është shumë e shtrenjtë për këdo, por ishte tepër e vështirë për prindërit e mi sepse ata dërgonin shumë para në shtëpi për anëtarët e familjes që ishin ende në Kosovë. Fillimisht, ne fluturonim çdo vit për t’i parë ata. Në fakt, nëna ime thoshte gjithmonë: “Në avion silleshe gjithmonë shumë keq! Përpiqeshe të ngjiteshe lart dhe të prekje njerëzit. Nuk ishe kurrë i qetë”.

Por kur lufta nisi, u bë e pamundur të ktheheshim në Kosovë dhe gjërat ishin shumë të vështira për anëtarët e familjes që kishin mbetur atje. Shtëpia e xhaxhait tim u dogj dhe kishte shumë vuajte. Babai im dërgonte sa më shumë para të mundte prandaj asnjëherë nuk kishim para të ndara mënjanë ndërkohë që ne rriteshim, përveç ndonjë dhuratë të vogël për ditëlindje.

Histori gazmore, në fakt… Ronaldo ishte idhulli im. Ronaldo origjinali. Mënyra se si luante, ishte një magji për mua. Gjatë finales së Kupës së Botës në vitin ’98, kur ai u plagos dhe Brazili humbi në Francë, unë qaja dhe qava sepse isha i trishtuar për të. Ditëlindja ime e shtatë ishte tre muaj pas Kupës së Botës dhe i thoja nënës sime çdo ditë për tre muaj rresht “Gjithçka që dua për ditëlindje është fanella e verdhë e Ronaldos. Të lutem më bli vetëm atë”.

Ditëlindja ime erdhi dhe nëna ime kishte vetëm një kuti për mua. E hapa atë dhe ishte fanella e verdhë e Ronaldos. Ishte nga ato fanellat false të cilën e gjen në market. Nuk e di madje a kishte ndonjë stampë në të. Ishte vetëm një fanellë e verdhë me numrin nëntë.

Prindërit e mi nuk kishin para për të ma blerë fanellën origjinale, por nuk u mërzita. Ishte dita më e lumtur e jetës sime. E vesha atë për një 10 ditë rresht, po ashtu kisha edhe pantallonat e shkurta me ngjyrën e verdhë.

Isha nxënësi i vetëm emigrant në shkollën time dhe mendoj se fëmijët zvicerianë nuk e kuptonin pse isha kaq i fiksuar me futbollin. Në Zvicër futbolli ishte thjesht një sport. Nuk ishte si në vende të tjera. Më kujtohet, katër vite më vonë, kur Ronaldo u duk në Kupën Botërore 2002 me atë model flokësh në formë trekëndëshi, unë shkova te berberi dhe i thashë “M’i bëj flokët si Ronaldo”.

Por atë kohë i kisha flokët bjondë dhe kaçurrela. Shkova në shkollë dhe të gjithë më shihnin, “Çfarë ndodhi më këtë djalë? Çfarë dreqin u ka bërë flokëve”.

Nuk e kisha problem. Isha thjesht vetvetja. Shkolla ime ishte në pjesën e mirë të qytetit, ndërsa shtëpia ime ishte vetëm pesë minuta larg në këmbë nga pjesa me të vërtetë e keqe e qytetit dhe aty luhej futboll i mirë.

Nëna ime më përgjërohej që të mos shkoja atje, por unë shkoja atje çdo ditë pas shkollës për të luajtur. E di që njerëzit mendojnë se Zvicra është e gjitha e mirë, dhe pjesa më e madhe e saj është ashtu, por ai park, ishte çmenduri. Ekipet aty ishin si Shtetet e Bashkuara.

Aty kishte turq, afrikanë, serbë, shqiptarë, nga të gjitha vendet. Dhe aty nuk kishte vetëm futboll, aty kishte njerëz që këndonin hip-hop, kishte fëmijë që këndonin muzikë rep, kishte vajza që ecnin ne mes të fushës duke ndërprerë lojën e futbollit.

Futbolli ishte ai i vërteti. Mund të shihje djem që goditeshin gjithë kohën. Mua asnjëherë nuk më kanë goditur sepse e mbyllja gojën gjithmonë. Por të shkuarit në atë park, më ka ndihmuar vërtetë sepse unë isha i vogël dhe mësova si të luaja me të rritur që e kishin marrë shumë seriozisht lojën.

Kur isha 14 vjeç luaja për ekipin e të rinjve të FC Basel dhe kishim një shans për të luajtur në Kupën Nike në Pragë. Problemi ishte se duhet të humbisja disa ditë në shkollë dhe kur ia kërkova mësuesit tim këtë, ai tha jo. Në Zvicër mësuesit janë shumë seriozë për shkollën. Mendova me vete, atëherë më duhet të gënjej se jam sëmurë.

Kështu që nëna ime shkruajti një shënim ku thoshte që unë isha i sëmurë me grip dhe shkova në Pragë për turin. Luajta shumë, shumë mirë dhe ishte hera ime e parë që pashë fëmijë nga shtete që tjera që më shihnin dhe thonin, “Ky është djali nga Basel. Ai është”.

Ishtë vërtetë një ndjesi shumë e mirë.

Ne u kthyem dhe shkova në shkollë të hënën duke u shtirur si i sëmurë. Mësuesi im tha “Xherdan, hajde këtu. Hajde shpejt”.

Ai më mbërtheu dhe hodhi një gazetë mbi tavolinë.

“Pra ishe i sëmurë, ë”?, tha ai.

Dhe në faqen e parë isha unë duke buzëqeshur duke mbajtur trofeun.

Unë vetëm e pashë dhe u ndjeva shumë në siklet.

Fillova të merrja shumë vëmendje pas këtij turneu, por paraja ishte ende problem për familjen time, sepse të dy vëllezërit e mi gjithashtu luanin për Baselin. Sa herë që duhej të paguanim për një turne, shuma ishte e trefishtë. Kur isha 16 vjeç, duhej të paguanim një kamp trajnimi në Spanjë, që kushtonte rreth 700 franga zvicerane. Babai im erdhi tek unë një natë dhe më tha “Shiko, është e pamundur. Ne nuk mund ta përballojmë këtë”.

Kështu që unë dhe vëllezërit e mi dolëm të kërkonim ndonjë punë të lehtë në mënyrë që të ishim në gjendje të paguanim. Unë kosisja kopshtet e fqinjëve dhe një nga vëllezërit e mi punonte në një fabrikë xhamash. Në njëfarë mënyre, i mblodhëm paratë në moment të fundit dhe mund të shkonim në Francë. Më kujtohet që frika ime më e madhe nuk ishte të mos shkoja, por që shokët e mi të skuadrës të kuptonin që unë nuk mund të paguaja.

Ju e dini si është kur adoleshentët përpiqen të të venë në lojë, sidomos rreth moshës 16 ose 17. Pas stërvitjes, të gjithë anëtarët e skuadrës do të hanin diçka dhe unë dhe vëllezërit e mi kurrë nuk kishim para, kështu që gjenim një justifikim për t’u larguar dhe shkonim në shtëpi. Por kjo më jepte një tjetër “uri”. Unë isha “i uritur” për të luajtur kundër më të mirëve, gjithmonë.

Pas një viti, kur unë isha 17 vjeç, mora një telefonatë nga skuadra e parë e Basel. U futa në lojë në 20 minutat e fundit dhe mendoja se bëra një performancë shumë të mirë. Shkova në një trajnim ditën tjetër dhe trajneri i skuadrës për të rinjtë më tha “Çfarë dreqin ishte ajo? Çfarë mendon se po bëje?”

I thashë: “Për çfarë po flisni?”

Ai tha, “Sapo fola me menaxherin. Ai tha që ti po dribloje. Duhet të kthehesh me skuadrën sekondare. Kaq!”

U trondita. Mendova se kisha përfunduar në Basel.

Dy javë më vonë, ata pushuan menaxherin. Një tjetër menaxher erdhi. Ai më thirri në skuadrën e parë dhe nuk u ktheva kurrë pas. Ishte qesharake, sepse të gjithë po më thonin “duhet të kthehesh. Kthehu!”

Hahaha! Çfarë mund të them? Gjithçka funksionoi shumë mirë për mua, sepse në dokumente thuhej se unë mund të merrja pjesë në Kupën Botërore 2010. Nuk dija çfarë të mendoja. Ishte paksa çmenduri. Kur u thirra në skuadër ishte një moment shumë emocional. Shkova mendjëherë në shpi dhe i thashë mamit e babit, ishin shumë të lumtur.

Ndodhi shumë shpejt. Një ditë isha 16 vjeç duke kositur kopshtet e të tjerëve që të mund të përballoja një biletë për një Spanjë, pastaj isha 18 vjeç, duke hipur në avion drejt Afrikës së Jugut, për Kupën e Botës.

Më kujtohet kur luajtëm kundër Spanjës, duke parë Iniestën përballë meje dhe po mendoja: “Uau djali që kam parë në televizor, është përballë meje”. Por gjëja më interesante ishte kur ishim në hotel dhe një truprojë me një armë të madhe na ruante. Thashë me vete “rreth para një viti unë vrapoja në park, tashmë kam një truprojë?”

Për prindërit e mi ishte një moment që i bëri të ndiheshin shumë krenarë, kur më panë duke luajtur për Kupën e Botës, sepse ata erdhën në Zvicër pa asgjë dhe punuan fort që të na jepnin një jetë të denjë. Mendoj se media shpesh i ka keqinterpretuar ndjesitë e mia për Zvicrën. Unë ndjej se kam dy shtëpi. Është kaq e thjeshtë. Zvicra i dha familjes sime gjithçka dhe unë po përpiqem të jap gjithçka për skuadrën kombëtare. Por sa herë që shkoj në Kosovë menjëherë ndjehem si në shtëpi. Nuk është diçka logjike. Është thjesht një ndjesi e imja.

Në vitin 2012, ne luajtëm kundër Shqipërisë, unë vura flamurin e Zvicrës, Shqipërisë, Kosovës në këpucë dhe mediat zviceriane thanë shumë gjëra negative rreth kësaj gjëje. Më kritikuan, por disa njerëz thanë që ai ishte thjesht identiteti im. Gjëja më e jashtëzakonshme rreth Zvicrës është se ka qenë gjithmonë mikpritëse ndaj njerëzve që vinin nga lufta dhe varfëria dhe që kërkojnë një jetë më të mirë.

Zvicra ka liqene, male dhe gjithçka. Por ajo ka gjithashtu edhe parqe ku unë luajta me turq, serbë, shqiptarë, afrikanë, vajza dhe reperë gjermanë.

Kur vrapova në fushë në Kupën e Botës 2018, kam mbajtur flamuj të Zvicrës dhe Kosovës në këpucë. Jo për çështje politike apo diçka e ngjashme. Por sepse këto flamuj përshkruajnë jetën time.

Megjithatë, mos u shqetësoni, flamuri zvicerian është në anën time të majtë.

Burimi: The Players Tribune

Shqipëroi: tvklan.al

Etiketa: intervistaxherdan shaqiri


Ju sugjerojmë

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
Aktualitet

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

14 Maj, 2025 3:12 pm
Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
Aktualitet

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

14 Maj, 2025 3:03 pm
Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!
Aktualitet

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!

14 Maj, 2025 2:59 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

Urimet e liderëve për Ramën/ Berisha: Ndodhi dhe në 2001, kemi aq shumë fakte sa…

14 Maj, 2025 2:51 pm
Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Aktualitet

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

14 Maj, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
Kryesore

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

14 Maj, 2025 2:24 pm
Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
Aktualitet

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

14 Maj, 2025 2:20 pm
Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
Aktualitet

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

14 Maj, 2025 2:02 pm
Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

14 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

14 Maj, 2025 1:41 pm
Para
Foto/ Bashkohen sërish pas 11 vitesh

Foto/ Bashkohen sërish pas 11 vitesh

250 priftërinj kërkojnë armë zjarri!

250 priftërinj kërkojnë armë zjarri!

Presidenti Erdogan meriton të humbasë më 24 qershor!

Presidenti Erdogan meriton të humbasë më 24 qershor!
















TE FUNDIT

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
14 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili kandidoi...

Lexo më shumë

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
14 Maj, 2025

Procesi i numërimit për votën preferenciale është pezulluar në KZAZ 31 që është në ambientet e shkollës “1 Maji” në...

Lexo më shumë

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!
14 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka fitore të zgjedhjeve nga PS në 2025. Në një...

Lexo më shumë

Urimet e liderëve për Ramën/ Berisha: Ndodhi dhe në 2001, kemi aq shumë fakte sa…

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
14 Maj, 2025

Ndërkohë që liderët europianë dhe nga vende të tjera kanë uruar kryeministrin Rama, ditën e sotme për fitoren e zgjedhjeve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com