Një apartament në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës.
Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 16:30. Apartamenti në pronësi të B.Gj ishte në katin e dytë të një pallati. Fatmirësisht në banesë nuk kishte asnjë person.