Një 61 vjeçar është shkrumbuar nga zjarri që ka rënë në banesën e tij.
Burime të policisë bëjnë të ditur se viktima është shtetasi Kamber Zeka, i cili jetonte i vetëm në shtëpi.
Viktima ishte banues në lagjen Kalluç.
Mësohet se banorët e lagjes kur kanë parë që tymi po dilte nga dritaret dhe çatia, kanë njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikëset.
Por kur këto kanë mbërritur, ka qenë tepër vonë.
Autopsia nxori se shkak i vdekjes ka qenë asfiksia nga tymi.
Mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e veprimeve të pakujdesshme të vetë të dëmtuarit, i cili ka qënë përdorues alkooli dhe mund të ketë lënë të ndëzur ndonjë qiri.