Një makinë është djegur në mesnatë tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Audi ishte në pronësi të pronarit të një kompanie autobuzash, A.Rr dhe sipas Policisë, zjarri ishte vendosur me qëllim.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak i kryer prej tyre ka rezultuar se rreth orës 02:55 ka qënë duke u djegur mjeti tip ”Audi”, në pronësi të shtetasit A.Rr.,(pronar i një shoqërie autobuzash). Mjeti ka qënë i parkuar, dhe është djegur në pjesën e përparme të motorrit. Nga hetimet e policisë rezulton se mjetit i është shkaktuar zjarrvënie e qëllimshme nga persona ende të paidentifikuar. Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për zbulimin /identifikimin dhe kapjen e autorëve.