Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “Pavarsia 2” në Vlorë.
Policia bën me dije se në automjetin e parkuar, tip “Saab” në pronësi të shtetasit A. H, ka rënë zjarri aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik.
Si pasojë e ngjarjes janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.