Dy punëtorë dhe një zjarrfikës janë lënduar në përballje me flakët, gjatë djegies së një fabrike këpucësh në Ferizaj.
Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani, nuk ka të dyshuar dhe as pista lidhur me shkaqet e këtij zjarri.
Zjarri në fabrikë ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit.
Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka thënë për portalin Koha.net se nuk ka të lënduar, por dëmet janë të konsiderueshme.
“Njoftimin e kemi marrë në orën 09:00 të mëngjesit. Persona të lënduar nuk ka, por dëmet janë të konsiderueshme”, ka thënë Basri Shabani nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt.
http://www.dailymotion.com/video/x437vjb_zjarre-ne-ferizaj_news