Një vajzë adoleshente është kidnapuar, droguar, vendosur në një minibus dhe në fund djegur për gjoja “vrasje të ndershme” nga një këshill fisnor në një fshat në Pakistan, sepse kishte ndihmuar shoqen e vet që të ikë me të dashurin.
The Independent shkruan se të paktën 13 persona janë arrestuar afër qytetit perëndimor Abbottabad në lidhje me vrasjen, bashkë më nënën e vajzës, e cila thuhet se ishte pajtuar që vajza e vet të vritet, transmeton express.
Ky këshill fisnor tradicional kishte urdhëruar që vajza të vritet javën e shkuar, si ndëshkim për ndihmën që ia kishte ofruar çiftit për të ikur nga fshati për t’u martuar.