Policia ka dhënë informacion lidhur me një banesë që u përfshi nga flakët sot në Tiranë. Në njoftim thuhet se shtëpia e djegur është rrugën “Teodor A’Ipen”, lagjia Don Bosko. Asnjë prej familjarëve nuk ka qenë brenda dhe nuk rrezikon jetën, tha policia e cila shtoi se po punohet për fikjen e flakëve dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit. /Opinion.al
*Foto: Nga puna e zjarrfikëse për shuarjen e flakëve