Rreth 10 hektarë pyje janë djegur si pasojë i një zjarri të madh që ra ditën e sotme në një zonë kodrinore të Njësisë Administrative Ungrej, në Lezhë.
Fillimisht flakët nisën në vendin e quajtur Fregen, i cili u ndihmua nga era për tu përhapur me shpejtësi dhe në zona të tjera.
Forcat e Inspektoriatit Pyjor punuan me mjete rrethanore për të ndaluar përhapjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./ Opinion.al. E.Xh.