Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diçka mbi këngëtarët dhe deklaratat e tyre, sipas dy shembujve: Ceca Razhnatoviq dhe Dino Merlin

2018/05/25 at 7:42 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Diçka mbi këngëtarët dhe deklaratat e tyre, sipas dy shembujve: Ceca Razhnatoviq dhe Dino Merlin

Nga Armanda Hysa


Ceca Razhnatoviq dëgjohet dhe pëlqehet gjerësisht në Federatën boshnjake të Bosnjes dhe Hercegovinës (pjesa muslymane dhe katolike) edhe pse është gruaja e Arkanit dhe trashëgimtarja e pasurisë dhe bizneseve të tij mafjoze. Zërave për koncert në Federatë opinioni i ëahtë përgjigjur hapur kundër, por ama këngët e saj i këndojnë masivisht, e masivisht shkojnë në koncertet e saj në diasporë. Por ende nuk bëhet fjalë për koncert. Nuk jemi duke folur për ofendime, por për një personazh, bashkëshorti i së cilës ka qenë një nga kasapët më të mëdhenj kundër boshnjakëve gjatë luftës.

Dino Merlin nga ana tjetër ishte viktimë. Ai jetonte çdo ditë mes pasigurisë së predhave që nuk reshtën mbi Sarajevë nga forcat serbe për katër vite rresht, çdo ditë. Dino arriti të largojë familjen e tij nga Bosnja me ndihmën e shoqes dhe koleges së tij Vesna Zmijanac, këngëtare shumë e famshme serbe, e lidhur dhe ajo si shumë këngëtarë të tjerë folku serb, me njerëzit e Millosheviqit. Ndërkohë Dino vazhdoi të nxirrte albume edhe nën predha, dhe pati deklaruar se albumet e tij ndalohet ti blejnë qentë dhe serbët.

Lufta mbaroi e Dino edhe sot e kësaj ditë mbetet në absolut këngëtari më i dashur dhe më i shitur në ish Jugosllavi. Kur shkonte për koncerte në Mal të Zi, sheshet i mbusheshin me serbë që vinin nga gjithë Serbia për të dëgjuar Dinon live. Albumet e tij ishin hit nr 1 po ashtu në Serbi njësoj si në Bosnje. Kështu në vitin 2011 Dino më në fund vendosi të mbajë koncert në Beograd për dy netë.

Grupet nacionaliste serbe bënë turli lloj protestash kundër tij, e thirrjesh për bojkot. Rezultati qe që jo vetëm koncerti u mbajt 2 netë në stadiumin Marakana të mbushur plot e përplot, por që u bë dhe nje shfaqje e tretë për gjithë ata që nuk kishin mundur të gjenin bileta për 2 shfaqet e planifikuara. Brenda ditës, u shitën tërë biletat dhe Dino performoi para një stadiumi të tejmbushur edhe pse njoftimi për këtë shfaqe qe bërë vetëm një natë më parë.

Koncerti j Dinos në Beograd 2011 do mbahet mend edhe ca kohë si një prej shfaqjeve të tij më të mira. Nacionalistët u shkrinë si kripa në ujë, ja ata bishat e tifozerisë së Zvezdës e Partizanit, nuk u dukën kërkundi para asaj mbështetjeje masive.
Këngëtarët janë njerëz si krejt tjerët me huqet e të metat e tyre. Në shtete autoritare apo diktatoriale ata shpesh bëhen vegla propagande për pushtetin ose ngatërrohen me të fortët ca nga halli e ca nga qejfi, por gjithsesi shkak mbetet anomalia dhe pasiguria për jetë. Kështu Ceca edhe pse nuk pat çajre pa u martuar me Arkanin, pasi qe strategji e Millosheviqit që këngëtarët folk ti përdorte për koncerte në mbështetje të tij dhe ti joshte duke i lidhur me mafjozët dhe paramiliyarët e tij (për ti furnizuar me para e me mall në atë kohë bllokadash ndërkombëtare e inflacioni astronomik), vetë ajo nuk ka asnjë këngë të lidhur me politikën. Këngët e Cecës janë zakonisht këngë grashë të dëshpëruara nga tradhtia mashkullore, vuajtjeve të dashurisë e kësi temash, që njerëzit i dëgjojnë e pëlqejnë pavarësisht qënies së saj gruaja e Arkanit.

Ndërsa në rastin e Dinos çdo njeri me mend në kokë e di se në kushtet ku ai jetoi për 4 vite, ajo shprehje ishte veç minimumi.

Pra sido që të jetë çështja, pyetja e bojkotit në të tilla raste mbetet pa përgjigje. Fundja njerëzit pëlqejnë muzikën e nuk shkojnë në një koncert kur nuk e pëlqejnë këngëtarin, edhe sikur ai të ishte i angazhuar për paqen në botë.

Ndoshta vendimi për bojkot apo jo i duhet lënë individit?

*Autorja është Antropologe

/Opinion.al

Etiketa: Ceca RazhnatoviqDino Merlin


Ju sugjerojmë

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
Aktualitet

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

22 Nëntor, 2025 1:02 pm
Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
Aktualitet

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

22 Nëntor, 2025 12:04 pm
Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
Aktualitet

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

22 Nëntor, 2025 11:54 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Pezullimi i Ballukut,Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur

22 Nëntor, 2025 10:48 am
Ilir Meta për “Opinion”: Në burg kam takuar njerëz me më shumë karakter se në “korridoret” e politikës
Kronikë

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja, Gjykata e Lartë rrëzon Metën

22 Nëntor, 2025 10:40 am
Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë
Aktualitet

Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë

22 Nëntor, 2025 9:49 am
Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë
Aktualitet

Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë

22 Nëntor, 2025 9:22 am
Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO
Aktualitet

Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO

22 Nëntor, 2025 9:20 am
Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

21 Nëntor, 2025 9:10 pm
Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
Aktualitet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

21 Nëntor, 2025 9:00 pm
Para
E habitshme por e vërtetë: Studimi i ri tregon sesi seksi ju përmirëson në punë

Ja si ndikon seksi i mëngjesit te meshkujt

Xhafaj paralajmëroi dorëheqjen nëse vërtetohet audiopërgjimi. Paloka e krahason me një barcaletë

Xhafaj paralajmëroi dorëheqjen nëse vërtetohet audiopërgjimi. Paloka e krahason me një barcaletë

“Më vranë djalin, por prokurori më vrau shpirtin”, babai i Marvi Mihalit padit prokurorin dhe gjyqtarët

“Më vranë djalin, por prokurori më vrau shpirtin”, babai i Marvi Mihalit padit prokurorin dhe gjyqtarët
















TE FUNDIT

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
22 Nëntor, 2025

Situata në Qarkun Lezhë vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve me intensitet të ulët deri mesatar, të cilat...

Lexo më shumë

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani
22 Nëntor, 2025

Drafti i planit të paqes SHBA-Rusi është publikuar gjerësisht dhe tani e dimë se ai propozon t’i dorëzojë ato zona...

Lexo më shumë

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni
22 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur italiane Ornella Vanoni ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare në banesën e saj në Milano, qyteti ku...

Lexo më shumë

Çift i moshuar përfundon në spital, dhëndri i dha valium, më pas i vodhi shtëpinë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
22 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë është zbardhur nga policia, e cila ka arrestuar një 36-vjeçar të dyshuar për intoksikimin e një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com