Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dibra prodhoi manualin si të llastojmë qeverinë

2016/09/15 at 8:09 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Blushi: Nuk jam më socialist!

Nga Ben Blushi


Ka shumë mendime për Dibrën dhe me sa shoh palët ndahen në dy pjesë: një palë janë të mërzitur dhe një palë janë të gëzuar.

Unë nuk jam as i gëzuar dhe as i mërzitur.Unë jam i çuditur.

Si një njeri që beson se arsyeja e rritjes së votave në shoqëritë e emacipuara është puna, punësimi, investimet,ekonomija,  modeli progresist dhe mirëqënja unë jam përpjekur gjithë këtë javë të kuptoj se çfarë arsye kishin dibranët ta rrisnin me dhjetë herë diferencën e votave për një vit.

Çfarë ka ndodhur në Dibër që nga 400 vota, diferenca shkoi në 4000 mijë vota?

Janë shtuar vendet e punës?

Është shtuar mirëqënija?

Ka më shumë investime të huaja?

Ka më pak emigracion?

U afruan me Tiranën?

Mbaroi Rruga e Arbrit?

U dyfishuan rrogat?

U trefishuan pensionet?

Çfarë ka ndodhur pra?

Fitoi Muharrem Rama duke na habitur me aftësitë e tij piroelektorale që e ndezen dhe e përndezen Dibrën në një masë që këtë zjarr do e kemi vështirë ta shuajmë edhe për nja dhjetë vjet?

Fitoi Edi Rama që shkoi në Dibër dhe i bindi se pa Dibrën, ai nuk e bën dot Shqipërinë dhe pa rrugën e Arbrit, Ballkani nuk bëhet dot një territor i kalueshëm evropian?

Çfarë ndodhi në Dibër pra që s’po e shpjegojmë dot?

Një palë këtu që është PD, natyrisht ka variantin e vet por që nuk është shumë i besueshëm.

Ata kanë humbur dhe unë  isha i bindur se do humbnin.

Humbja e PD nuk më intereson për të mos thënë që gjatë gjithë jetës sime më ka gëzuar më shumë se leximi i një romani të mirë.

I kam shijuar humbjet e PD dhe do vazhdoj t’i shijoj. Madje PD, siç është sot, meriton të humbë dhe do vazhdojë të humbë si një grup politik i pavotueshëm dhe totalisht i demotivuar.

Por ajo që më çudit dhe më shtyn të merrem me Dibrën nuk është humbja e PD, por fitorja e qeverisë në një masë të pamerituar.

Edhe vetë Rilindja e cila është mësuar të fitojë merita të pamerituara e ka vështirë të shpjegojë çfarë ndodhi në Dibër.

Nuk kam parë njeri prej tyre të thotë se Dibra votoi reformat, Dibra votoi sistemin e ri të arsimit apo udhëzimin numër 13 që torturoi maturantët, Dibra votoi ndarjen e re territoriale, Dibra votoi reformën në drejtësi, Dibra votoi takimin e suksesshëm të kryeministrit me zonjën Mogherini në Bruksel, Dibra votoi rritjen e deflacionit ngjitës në inflacion zbritës, Dibra votoi koncesionet në shëndetësi, Dibra votoi rritjen e prodhimit bujqësor në Myzeqe, Dibra votoi përfundimin e parakohshëm të Lungomares në Vlorë, Dibra votoi ardhjen dhe ikjen e shëndetshme të mijëra turistëve në Rivierën e shkëlqyer të vendit tonë, Dibra votoi rritjen e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar, Dibra votoi për t’i dhënë Shqipërisë pak ngrohtësi në prag të dimrit.

Atëherë çfarë votoi Dibra?

Sipas PD, votat aty janë blerë.

Por unë them se është e pamundur që megjithë deformimet e zakonshme përfshi edhe blerjen, Rilindja arriti të blejë katër mijë dibranë, aq sa për të mundur njëkohësisht tre gjëra: Partine Demokratike që ishte në fushatë, LSI që nuk ishte në fushatë, dhe gojën e atyre që ankohen për paaftësinë e qeverisë dhe janë në çdo fushatë.

Atëherë çfarë ka ndodhur në Dibër nëse nuk janë blerë kaq shumë vota? Cfarë magjie është kjo që bën që për një vit votat dhjetëfishohen?

Çfarë do ndodhte në Itali nëse një ditë, Bolonja që voton historikisht majtas voton masivisht në të kundërtën e vet? Çfarë do mendonin komentatorët dhe politikanët e vjetër të Italisë nëse Milano që voton gjithmonë djathtas, nesër voton për të majtën pesë herë më shumë se sa ishte parashikuar?

A ka pra aftësi Dibra të thyejë të gjitha ligjësitë elektorale të njohura? Sepse të besosh që Dibra voton majtas është si të besosh sot se Grekët do votonin për Angela Merkelin.

Unë në këtë rast kam një ide se çfarë ka ndodhur në Dibër.

Dibranët nuk kanë votuar kundër të djathtës, nuk kanë votuar pro të majtës, ata kanë votuar për Qeverinë.

Dibra tregoi diçka që prej kohesh nuk mund ta fshehim më. Populli nuk do të votojë kundër qeverive. Populli do ta ketë mirë me qeverinë ç’ka është një bjerrje e pritshmërive dhe shpresës.

Populli i Dibrës nuk votoi nga inati se nuk ka, por nga frika se mund të humbë edhe atë që ka.

Dibra është sot krahina më e varfër në Evropë.

Asnjë fshat rumun apo bullgar apo portugez që janë në periferi të Evropës, nuk prodhon dot atë varfëri që mund të shohësh në Dibër. Por varfëria nuk i çoi dibranët në inat dhe as në mllef.I çoi në pajtim. Në frikë. Ata mendojnë se duke votuar kundër qeverisë mund të humbin atë që kanë.

Kushdo që ka besuar se varfëria dhe mjerimi janë aleatë të qeverisë ja ku e ka shembullin. Dibra është modeli.

Ta marrin dhe ta fusin në manualet e zgjedhjeve. Varfëria e provincave e mban në këmbë regjimin e Erdoganit në Turqi.

Frika se duke votuar kundër qeverisë, varfëria do rritet, ndihma ekonomike do ulët, rrugët nuk do bëhen, investimet do pakësohen dhe policia do acarohet, ishin arsyet për të votuar siç u votua. Dibra nuk mund të votonte për të rritur mjerimin e vet duke e ditur se vetëm qeveritë kanë në dorë ta zbusin mjerimin me lëmosha.

Edhe unë nëse do isha dibran mund të votoja si dibranët.

Shqiptarët kanë shumë vite që janë pesimistë dhe kanë gjetur një rrugë të njohur për t’ia dalë. Ata nuk duan të sulmojnë. Ata rrinë në mbrojtje. Mbrohen nga qeveritë e tyre duke i marrë me të mirë dhe duke i votuar.

Kjo i jep më pak kokëçarje dhe më shumë qetësi derisa koha të ndryshojë dhe të fryjnë ujëra të tjera.

Për këdo që çuditët, unë mund t’ju them se Dibra, pra pajtimi me të keqen nga frika, ka ndodhur edhe më herët në vende të tjera, por ne nuk kemi dashur ta shohim.

Dibra ndodh përditë në Tiranë atëherë pse duhet të habitemi me Dibrën dhe me dibranët?

Sa maturantë janë djegur dhe përcëlluar për shkak të paaftësisë së Rilindjes për të krijuar një sistem barazitist në arsim: me mijëra. E keni parë sa dalin në protestë: me dhjetëra.

Sa qytetarë të Tiranës janë neveritur kur shohin se si i prishet një nga godinat e tyre më të dashura siç ishte Stadiumi Qemal Stafa? Sa prej tyre dolën ta mbronin. Askush. Ai u zhduk si një top letre. Dhe meqë përmenda Turqinë dua të kujtoj rastin e sheshit Gazi në Stamboll. Për ta mbrojtur atë shesh nga Erdogani pati njerëz që u vranë dhe qëndruan atje me muaj ditë dhe natë. Atëherë çfarë kërkon Tirana nga Dibra?

Po marr nje rast tjetër dhe shpresoj se nuk do e kem gabim: Pas një jave ky parlament do miratojë hapjen e kufinjve të Shqipërisë për plehrat e Evropës. Rilindja dhe Partia Demokratike do bien dakort për ta kaluar sepse është normale që këta janë gjithnjë dakort për plehrat, sidomos kur ato vijnë nga Evropa. Do e shikoni gjatë dhe pas këtij votimi, se sa njerëz do reagojnë. Shumë pak ditën e parë, edhe më pak ditën e dytë dhe aspak ditën e tretë.

Atëherë pse duhet t’ia kërkojmë Dibrës të reagojë nëse askush nuk reagon? Pse duhet t’i kërkojmë Dibrës të dalë në opozitë kur gjysma e opozitës nuk është opozitë? Opozita i kërkoi Dibrës të bënte atë që ajo vetë nuk e bën. E pse duhej ta dëgjonte Dibra?

Çfarë vjen pas kësaj është shumë e qartë.

Nga Rilindja, deliri do të rritet dhe për shkak të Dibres, Rilindja do qeverisë edhe më keq, sepse nuk ka asnjë arsye të qeverisë më mirë për sa kohë që populli e voton edhe kur nuk bën asnjë punë.

Nga PD, besimi se mund të vijë në pushtet do ulet dhe sigurisht dibranët në radhët e opozitës do shtohen, pra njerëz të cilët do bëhen me Rilindjen duke menduar se përdhunimi është gjithnjë më i shijshëm se tradhëtija, pasi përdhunimi ka një avantazh kundrejt tradhëtisë: ai është alibik. Pas tij edhe mund të ankohesh, se nuk e kë pranuar.

Dhe siç kanë ardhur punët, gjërat do të vazhdojnë siç kanë qenë, madje në përpetum:

Tre yjet që shkëlqejnë në qiellin e Dibrës do vazhdojnë të shndrisn.

Këta janë DELIRI, SALIRI dhe ILIRI.

Shqiptarët prej njëzet vitesh jetojnë në galaktikën e tyre. Ata do vazhdojnë të prodhojnë dhe të shkëmbejnë Dibrat me njëri-tjetrin.

Për sa kohë që votojnë për DELIRIN, për SALIRIN dhe për ILIRIN, nuk kanë asnjë arsye të ankohen për dibranët të cilët sot janë kthyer në një manual elektoral që të mëson se si të llastosh qeverinë.

Këtë manual e prodhoi SALIRI, e transportoi ILIRI dhe e kopjoi me sukses DELIRI.

Unë lexova vetëm një pjesë të tij në Dibër.

 

 

Etiketa: Ben Blushidibramanuali


Ju sugjerojmë

“Ça i ke bërë vetes”/Paloka: Taksisti nxorri videon e blerjes së votës, u kërcënua..
Aktualitet

“Ça i ke bërë vetes”/Paloka: Taksisti nxorri videon e blerjes së votës, u kërcënua..

15 Maj, 2025 11:37 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Kosovë, dështon për herë të 16 konstituimi i Kuvendit

15 Maj, 2025 11:21 am
Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer
Aktualitet

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer

15 Maj, 2025 11:16 am
Rritet me 116 për qind numri i pasagjerëve në aeroport në krahasim me 2019
Aktualitet

Samiti/Aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

15 Maj, 2025 11:12 am
Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë
Aktualitet

Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë

15 Maj, 2025 11:08 am
Samiti Politik Evropian, Begaj pret në Presidencë kryeministrin Starmer
Aktualitet

Samiti Politik Evropian, Begaj pret në Presidencë kryeministrin Starmer

15 Maj, 2025 10:46 am
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

PD paralajmëroi protestë ditën e Samitit Evropian, policia nuk i jep lejen

15 Maj, 2025 10:41 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I dehur në timon përplas një motomjet/ Arrestohet 58-vjeçari, lëndohen dy persona

15 Maj, 2025 10:36 am
Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani
Aktualitet

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

15 Maj, 2025 10:20 am
Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Rajoni

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani zhvillon sot takime konsultive me partitë

15 Maj, 2025 10:15 am
Para
Studentët votuan për rektorët/ Ata vizatuan një penis në fletë

Universitetet, ndryshojnë kriteret për fazën e dytë

Maqedoni/Qeveria, përgjegjëse për bllokimin e fondeve europiane

Maqedoni/Qeveria, përgjegjëse për bllokimin e fondeve europiane

“50 Shades Darker” vjen për Shën Valentin

“50 Shades Darker” vjen për Shën Valentin
















TE FUNDIT

“Ça i ke bërë vetes”/Paloka: Taksisti nxorri videon e blerjes së votës, u kërcënua..

“Ça i ke bërë vetes”/Paloka: Taksisti nxorri videon e blerjes së votës, u kërcënua..
15 Maj, 2025

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Palok ka bërë publik një rast kërcënimi, që sipas tij i janë...

Lexo më shumë

Kosovë, dështon për herë të 16 konstituimi i Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
15 Maj, 2025

Për herë të 16-të të enjten, deputetët nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Ngërçi sërish mbeti te votimi...

Lexo më shumë

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer
15 Maj, 2025

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer dhe delegacioni i tij është pritur në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri, Edi...

Lexo më shumë

Samiti/Aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

Rritet me 116 për qind numri i pasagjerëve në aeroport në krahasim me 2019
15 Maj, 2025

Për shkak të bllokimit të rrugëve sot dhe neser nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njofton...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com