Një grup qensh kanë sulmuar dhe kafshuar deri në vdekje një grua në moshën 58 vjeçare, në fshatin Bllancë në Dibër.
Sipas një banori të fshatit, gruaja është sulmuar nga qentë dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër, ku ka ndërruar jetë, transmeton “Lajm”.
Banorët e këtij fshati dhe fshatrave tjerë ankohen nga prania e madhe e qenve endacakë.