Një 31-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme, teksa ka qenë duke riparuar një defekt interneti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në fshatin Renx të Dibrës.
Viktima, A. Sulejmani ka qenë duke riparuar një defekt në kutinë shpërndarëse të internetit, në një shtyllë tensioni.
Dyshohet se 31-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe është rrëzuar nga shkallët duke humbur jetën.
31-vjeçari është transportuar drejt spitalit të Peshkopisë, por pa shpresë. Ndërkohë, policia po heton për rrethanat e ngjarjes.