Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diaspora nis sot regjistrimin, Spiropali mesazh: Emigrantët kanë hapësirë të marrin pjesë drejtpërdrejt në qeverisjen e vendit 

2025/01/11 at 12:03 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Diaspora nis sot regjistrimin, Spiropali mesazh: Emigrantët kanë hapësirë të marrin pjesë drejtpërdrejt në qeverisjen e vendit 

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, iu është drejtuar me një mesazh sensibilizues votuesve nga Diaspora për regjistrimin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 


Kryeparlamentarja shprehet se tashmë emigrantët shqiptarët, me mundësinë për të votuar, hapësirë që të të marrin pjesë drejtpërdrejt në qeverisjen e vendit. 

Spiropali shprehet se procesi i regjistrimit nis sot, më 11 janar, dhe vazhdon deri në 4 mars. 

Mesazhi i plotë i Spiropalit: 

“Diaspora shqiptare i ka dalë zot atdheut gjatë gjithë historisë, përfshirë Rilindjen tonë kombëtare. “Me pushkë e penë për Mëmëdhenë”, ishte leitmotivi i përpjekjeve të patriotëve shqiptarë për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, në të cilat spikati roli i atdhetarëve të Diasporës. 

Përgjatë tre dekadave të fundit, emigrimi është bërë një faktor dhe burim i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë. 

Të vendosur në vendet fqinje, Itali dhe Greqi, në vendet e tjera të Bashkimit Europian, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada e gjetkë, emigrantët shqiptarë shquhen për punën e tyre të palodhur, për integrimin e shpejtë, për marrëdhëniet e ngushta, miqësore e njerëzore me popullsitë vendase, si edhe me institucionet në vendet pritëse. 

Ky kontribut i emigrantëve shqiptarë është njohuar e vlerësuar nga institucionet dhe qytetarët e këtyre vendeve. 

Përveç përkushtimit për familjet e fëmijët e tyre në vendet ku jetojnë, vëllezërit dhe motrat tona nga emigracioni kanë kontribuar përgjatë tranzicionit të vështirë dhe vijojnë të kontribuojnë edhe në mirëqenien e familjeve të tyre në Shqipëri. 

Rreth një miliard euro në vit vlerësohen të ardhurat që hyjnë në vendin tonë nga emigracioni gjatë viteve të fundit. 

Me dërgesat e tyre, emigrantët shqiptarë kontribuojnë jo vetëm për mirëqenien e familjeve të tyre, por edhe për ekonominë dhe zhvillimin e Shqipërisë. 

Mjaft prej tyre kanë sjellë në Shqipëri investime private, shpesh edhe në bashkëpunim me partnerë nga vendet ku punojnë e jetojnë. 

Kanë krijuar dhe i kanë sjellë shoqërisë shqiptare kapital social e njerëzor, vlera të shtuara kulturore e qytetëruese. 

Por edhe kujdesi i shtetit shqiptar për emigrantët nuk ka munguar. Marrëveshjet për pensionet janë nënshkruar me mjaft vende pritëse. Pas ratifikimit nga Dhoma e Deputetëve, shumë shpejt pritet ratifikimi kësaj marrëveshjeje edhe nga Senati i Italisë. 

Kujdesi për shkollimin në gjuhën shqipe të fëmijëve të emigrantëve është një tjetër tregues i vëmendjes së institucioneve të shtetit ndaj Diasporës. 

Bashkëpunimi me organizatatat dhe përfaqësuesit e komuniteteve shqiptare në Diasporë është bërë tashmë institucional. Samitet e Diasporës po shndërrohen në kuvende ku diskutohet për përballimin e sfidave të përbashkëta të këtij bashkëpunimi. 

Por tashmë kemi një arritje të rëndësishme dhe jemi përpara një sfide të madhe. Kuvendi i Shqipërisë, me ndryshimin e legjislacionit zgjedhor, i hapi rrugë mundësisë që pjestarët e Diasporës të votojnë nga vendet pritëse. 

Në këtë mënyrë, kontributi ekonomik, social, vleror dhe njerëzor i Diasporës në zhvillimin e Shqipërisë do të plotësohet nga pjesëmarrja politike. 

Me mundësinë për të votuar në zgjedhjen për Kuvendin e Shqipërisë nga vendet ku jetojnë, emigrantët shqiptarë kanë më shumë hapësira për të marrë pjesë drejtpërsëdrejti në qeverisjen e vendit. 

Në 11 janar fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga Diaspora për zgjedhjet e 11 Majit, i cili vazhdon deri në 4 mars. 

Motra e vëllëzër emigrantë, regjistrohuni për të votuar, në mënyrë që të ushtroni të drejtën dhe ndikimin tuaj në vendimmarrjet për punët tona të përbashkëta, që Shqipëria jonë të afrohet sa më shpejt me standartet e vendeve perëndimore ku jetoni. 

Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat tuaja, por edhe për votën tuaj. 

Krenarë për Shqipërinë europiane!” 



Ju sugjerojmë

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
Bota

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

26 Tetor, 2025 5:47 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

26 Tetor, 2025 4:41 pm
Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

26 Tetor, 2025 3:32 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet: Të shohim se çfarë do të bëjnë…

26 Tetor, 2025 3:12 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët

26 Tetor, 2025 2:42 pm
Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri
Sport

Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri

26 Tetor, 2025 2:19 pm
“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë
Aktualitet

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë

26 Tetor, 2025 1:13 pm
Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

26 Tetor, 2025 12:41 pm
Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO
Sport

Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO

26 Tetor, 2025 12:34 pm
Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës
Aktualitet

Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës

26 Tetor, 2025 12:23 pm
Para
Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 

Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret!  

Bllokuan rrugën gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës, policia procedon penalisht 7 persona 

Bllokuan rrugën gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës, policia procedon penalisht 7 persona 

Salianji letër ambasadorëve nga burgu i Fierit: Jam i burgosur politik, i pari politikan që dënohem për një denoncim 

“Qeveria po shkon drejt 11 majit e ngrysur”, Salianji letër nga qelia e burgut: Opozita e gjallëruar 
















TE FUNDIT

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
26 Tetor, 2025

Grupi militant i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), i cili është shpallur i jashtëligjshëm, ka njoftuar se po tërhiqet...

Lexo më shumë

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
26 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të ketë të drejtë vetoje mbi përbërjen e forcës së sigurisë...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
26 Tetor, 2025

Qarku i Kukësit prej mëngjesit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur...

Lexo më shumë

Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet: Të shohim se çfarë do të bëjnë…

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
26 Tetor, 2025

Forcat izraelite kryen një sulm preciz ndaj një individi në Gazën qendrore i cili po planifikonte të sulmonte trupat izraelite....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com