Është konfirmuar pasditen e sotme rasti i parë i një shtatëzanie që mbart virusin Zika, i diagnostikuar te një grua në Spanjë.
Ministria e Shëndetësisë Spanjolle bëri të ditur se gruaja është rikthyer së fundi nga Kolumbia, ku besohet të jetë infektuar nga virusi Zika.
Deklarata nuk bën të ditur emrin e saj, por shton se ajo është njëra prej 7 rasteve të konfirmuara me virusin në Spanjë.