Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë në Itali. Një shqiptar dhunoi për vdekje për motive banale një 34-vjeçar italian me profesion zjarrëfikës . Gjithçka ndodhi fundjavën e shkuar, pas një sherri të nisur në një diskotekë.
Autor i ngjarjes së rëndë është 28-vjeçari shqiptar Klajdi Mjeshtri, i cili është vënë në prangat e autoriteteve italiane dhe akuzohet për vrasje me dashje.
Sipas një dëshmitari fillimisht mes dy të rinjve pati një konfrontim fizik, i cili, më pas agravoi në agresion të dhunshëm, ku Mjeshtri dyshohet se ka goditur Giuseppe Tucci-n rreth pesëdhjetë herë me shkelma dhe grushta, derisa 34-vjeçari italian humbi jetën.
Ndërkaq mediat italiane raportojnë se me autorizimin e familjarëve organet e 34-vjeçarit italian Giuseppe Tucci janë dhuruar. Organet janë dërguar në spitalin e Bolonjës, ndërsa të hënën pritet që i riu të përcillet për në banesën e fundit./Opinion.al