Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhurata më e bukur e Krishtlindjeve/ Dëbuan familjen me djalin e sëmurë. Islanda u jep nënshtetësinë

2015/12/21 at 3:15 AM
në -Jetë dhe Stil, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhurata më e bukur e Krishtlindjeve/ Dëbuan familjen me djalin e sëmurë. Islanda u jep nënshtetësinë

Dy familjet shqiptare të deportuara nga Islanda do të marrin nënshtetësinë këtij shteti. Ata tani mezi po presin të kthehen prapa në Islandë për të nisur një jetë të re dhe për t’ju ofruar fëmijëve të tyre kujdesin urgjent shëndetësor për të cilin kanë nevojë.

Mediumi RÚV raporton se Komiteti parlamentar për Çështje Gjyqësore dhe Edukative ka kaluar një rezolutë duke rekomanduar që dy familjet e deportuara nga Islanda javën e kaluar, të marrin nënshtetësinë.

Meqenëse këto rekomandime të këtij komiteti pothuajse asnjëherë nuk sfidohen, familjet në fjalë mund të themi se veçse e kanë fituar nënshtetësinë islandeze, transmeton Koha.net.

Kur familja Kepaj e mori vesh lajmin përmes Skype, Xhulia Kepaj u shastis nga gëzimi, duke thënë “Kjo është dhurata më e mirë e Krishtlindjeve që djali ynë Kevi e ka pranuar ndonjëherë”.

“Dua ta falënderoj kombin, reporterët, të gjithë”, ka shtuar Kastriot Kepaj. “Dhe i falënderohem në mënyrë të veçantë mikut tim Hermann. Është e pabesueshme”.

Hermann Ragnarsson, një islandez që ka ndihmuar familjen që të mbledh dokumentet e nevojshme për të aplikuar për shtetësi dhe ka luftuar për kauzën e tyre, u ka thënë reporterëve se vendimi është “lajm i mrekullueshëm”.

Kevi Kepaj, i cili vuan nga fibroza cistike, nuk mund të ketë kujdes të nevojshëm shëndetësor në Shqipëri, që është edhe një prej arsyeve kryesore që familja kishte kërkuar fillimisht azil në Islandë.

Megjithatë, aplikimi i familjes për azil u refuzua mbi bazën se Shqipëria nuk është vend i shkatërruar nga lufta. Ndërsa familja fillimisht kishte apeluar rastin e tyre në Bordin e Apeleve për Imigrim, drejtoresha e Drejtoratit për Imigrim Kristin Volundardottir  e cila në të kaluarën kishte krahasuar azilkërkuesit me turistë i ka thënë portalit RÚV se familja ka tërhequr apelin e tyre dhe kanë kërkuar të deportohen.

Sido që të jetë, mediumi “Visir” raportoi se familja mori këtë vendim vetëm pas u ishte thënë se djali i tyre një-vjeç nuk do të pranojë shërbime të nevojshme shëndetësore në Islandë.

Kristin më vonë kishte folur për rastin në një intervistë për mediumin RÚV, duke thënë se të dy familjet u deportuan mbi bazën se familjet mund të pranonin kujdes të nevojshëm shëndetësor edhe në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, ajo tha se nuk e ka ditur nëse Drejtorati e ka vlerësuar apo jo nëse fëmijët në fjalë do të mund të pranonin kujdes të nevojshëm shëndetësor.

Kjo mungesë e vëmendjes ka nxitur Ombudspersonin Parlamentar të kërkojë sqarime se si janë procesuar rastet e tyre, nëse janë procesuar. Një mjek islandez tashmë ka kritikuar ashpër vendimin për deportim, duke thënë se vendimi është i barabartë me dënim me vdekje për fëmijët në fjalë. Drejtorati ka afat deri më 15 janar që t’i përgjigjet letrës së Ombudspersonit.

Ditë më parë, rreth 40 protestues u mblodhën në Sheshin e Parlamentit në Rejkjavik (‘Austurvöllur’) për të kërkuar kthimin në Islandë të dy fëmijëve të vegjël shqiptarë.

“Duhet të vazhdojmë të flasim për këtë dhe t’i bëjmë presion qeverisë për ta kthyer mbrapsht vendimin”, ka thënë organizatorja Una María Óðins­dótt­ir, transmeton Koha.net.

Ju sugjerojmë

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet
Rajoni

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet

6 Qershor, 2025 9:42 am
“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
Bota

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

6 Qershor, 2025 9:06 am
Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

6 Qershor, 2025 8:53 am
58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
Para
Shqetësimi i Elvana Gjatës, çfarë përmbanin videot që iu vodhën me celularin?

Shqetësimi i Elvana Gjatës, çfarë përmbanin videot që iu vodhën me celularin?

Ditëlindja e Bibliotekës Kombëtare/ Fjalimi i gjatë kryeministrit. Kush është ministri i vërtetë i Kulturës?

Ditëlindja e Bibliotekës Kombëtare/ Fjalimi i gjatë kryeministrit. Kush është ministri i vërtetë i Kulturës?

MegaSkandali CEZ-DIA/Prokuroria mbyll hetimet: Kastriot Ismailaj, ja mashtrimet e bosit të DIA-s

MegaSkandali CEZ-DIA/Prokuroria mbyll hetimet: Kastriot Ismailaj, ja mashtrimet e bosit të DIA-s

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
6 Qershor, 2025

Gjatë takimit të tij të parë me presidentin amerikan Donald Trump, Kancelari gjerman Friedrich Merz u mundua ta bindi Trumpin...

Lexo më shumë

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Ajo ka...

Lexo më shumë

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
6 Qershor, 2025

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në...

Lexo më shumë

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
6 Qershor, 2025

Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump? Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com