KUCOVE- Në ceremoninë e 65-vjetorit të Krijimit të Bazës ajrore të aviacionit të Kuçovës, ministrja Ermonela Felaj u bëri familjarëve të pilotëve që humbën jetën një dhuratë të pazakontë, pikërisht maketin e helikopterit ku ata vdiqën Floiran Deliaj dhe Donald Hoxha.
Në këtë ceremoni, ishte edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila tha se fill pas procesit të demilitarizimit, do të nisë procesi i shitjes në ankande të hapur të avionëve të panevojshëm. Ajo nuk foli rreth tragjedisë së helikopterit EC 145.
Kujtojmë se dy pilotët që vdiqën në Shkodër para 3 javësh janë shpallur Dëshmorë të Atdheut. Rrethanat në të cilat u rrëzua helikopteri i ushtrisë janë ende të pazbardhura. Pra ende nuk dihet shkaku i tragjedisë ajorore ushtarake që u mori jetën pilotëve Hoxha e Deliaj në liqenin e Shkodrës.