Janë zbardhur emrat e 3 prej, 5 te arrestuarve në Malin e Zi, për dhunën ndaj 3 shqiptarëve në Heceg Novi të Malit të Zi, ngjare e ndodhur më 6 janar 2024
Sipas Policisë malazeze tre nga të arrestuarit janë Branko Vuksanović, Sergej Dević si dhe Kosto Dunđerovic.
Të gjithë këta persona janë me vendbanim në Zelenika, në lagjen ku edhe ndodhi ngjarja. Ata kanë qenë me veshje ushtarake që përdoret për gjueti.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 6 janar rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit.
Shtetasit shqiptarë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.