Dy motrat Antonela dhe Mariela Berishaj janë vetëdorëzuar në polici, dy muaj pasi u shpallën në kërkim për dhunimin e Klea Prengës.
Kjo e fundit u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet mbrëmjen e 6 gushtit dhe teksa ishte duke ngrënë, motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë.
Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet. Fillimisht u dyshua se ato ishin larguar nga Shqipëria për në Dubai.