Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Dritan Nanon dhe Dorian Alian.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim, kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit po e kryer ne bashkëpunim.
Seanca pritet të zhvillohet ditën e sotme.
Për Drivald Aliaj, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për të njëjtat akuza si Nano e Alia.
Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e 29 majit në zonën e ish-Bllokut. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por gjendja e tij vijon të jetë e rëndë.