Ishte nëna e 33-vjeçares ajo që denoncoi Darjo Bruçin se dhunonte bashkëjetuesen e tij. Ajo kërkoi nga Franca ndihmën e uniformave blu të cilat shkuan në shtëpinë e 48-vjeçarit në Burrel dhe e gjetën gruan me shenja dhune.
Burrit i sekuestruan celularin ku i gjetën materiale filmike me veprime të çuditshme me një kaçavidë. Gjatë marrjes në pyetje Bruçi deklaroi se bashkëjetueses së tij i kishin bërë magji dhe ai e godiste me kaçavidë në trup për ta shëruar.
Këtë rit fetar ia kishte mësuar një 36-vjeçar nga Kosova i cili pretendonte se është sheh dhe Bruçi e paguante Kutjim Popajt 600 euro dhe i jepte dhurata të ndryshme për ta shëruar 33-vjeçaren.
Gruaja madje edhe ishte shtruar në spitalin psikiatrik të Tiranës me pretendimin se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia e arrestoi 48-vjeçarin me akuzën e dhunës në familje ndërsa mësohet se ai e dhunonte në mënyrë të përsëritur. Gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën edhe 280 fishekë të cilat i kishte pa leje./Klan News