Prokuroria e Fierit ka nisur procedim në gjendje të lirë ndaj disa persona, për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi:
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
- A. Ç., 32 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin Q. Sh., 49 vjeç;
•S. K., 21 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin R. R., dhe më pas i ka dëmtuar automjetin që ky shtetas drejtonte.
Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Xh., 51 vjeç, pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Për këtë rast u procedua penalisht dhe djali i tij shtetasin A. Xh., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.