Pas njoftimit se një shtetase 19 vjeçe ishte dhunuar fizikisht dhe ishte kanosur për jetën, nga babai i saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ndërhyrë menjëherë për kapjen e këtij shtetasi dhe parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është arrestuar në flagrancë shtetasi V. C., 58 vjeç, banues në Lushnjë.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ky shtetas ka kanosur vajzën e tij.