Ka përfunduar në pranga një 34-vjeçar në Sarandë, i kërkuar për plagosje të rëndë me dashje.
Më datë 15 Dhjetor 2022, ai goditi disa herë me grushte rojën e spitalit të Sarandës.
34-vjeçari me iniciale E.C. ka qenë në kërkim pasi ndaj tij ka masë sigurie arrest në burg nga Gjykata e Sarandës më datë 19 Dhjetor 2022.
Në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi 2 pistoleta dhe 3 krehëra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.