Policia e Bulqizës ka arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, duke i shkaktuar lëndime në trup.
Në pranga ka rënë shtetasi H.M., 31 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është konfliktuar dhe ka dhunuar fizikisht nënën e tij, duke i shkaktuar dhe lëndime trupore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.