Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij.
Në pranga është vënë shtetasi me iniciale K.T, banues në fshatin Guci i Re.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin K. T., 30 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij”, njofton policia.