Në i ri është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar një 41-vjeçare në shtëpinë e saj.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Arrëz, ndërsa 27-vjeçari i arrestuar nuk është i panjohur për policinë.
Ai është arrestuar më herët për vjedhje me dhunë. Ndërkohë, mbi të riun rëndojnë akuzat “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Dhunimi i banesës”.
Njoftimi i policisë:
Me dt.17.05.2019, shtetasja B. B. 41 vjeçe, banuese në Fushë-Arrëz, ka njoftuar se është goditur në banesën e saj nga shtetasi M. N. 27 vjeç, banues në Fushë Arrëz, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.Me marrjen e njoftimit, Policia ka bërë shoqërimin e shtetasit të dyshuar M. N, i cili njihet si person me probleme të shëndetit mendor, i cili do dërgohet në Spitalin Psikiatrik nr.5 Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Puke, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Dhunimi i banesës” parashikuar nga neni 90 dhe 112 i Kodit Penal, në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit M. N./ Opinion.al E.Xh.