Një grua është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj natën e Shën Valentinit, në Kosovë.
Mësohet se është dërguar në spital dhe burri i saj është shoqëruar në komisariat ku është marrë në pyetje.
Pas ngjarjes policia ka dhënë një urdhër mbrojtje për të shmangur një përballje tjetër midis çiftit.
Bashkëshorti është liruar me urdhër të prokurorisë dhe gruaja është kthyer në banesë pasi ka marrë kujdesin mjekësor.
Bëhet me dije nga mediat kosovare se gjatë natës së Shën Valentinit ka pasur shumë raste të tjera dhune, ngacmimi seksual dhe kërcënimi ndaj grave./Opinion.al