Një 32-vjeçar është dhunuar këtë të mërkurë në Krujë. Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Dorjan Përdoda u godit me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar.
31-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.
“Më datë 13.09.2023, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka goditur dyshohet me sende të forta, shtetasin Dorjan Përdoda, 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasit tjetër të përfshirë”, thuhet në një njoftim të policisë.