Një 16-vjeçar është goditur me sende të forta pas një konflikti të çastit në Tiranë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, në Ali Dem, ku gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta një 16-vjeçar, i cili po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit./Opinion.al