Qytetarët vijojnë të protestojnë pas rastit të rëndë të dhunimit të një 3-vjeçareje nga edukatorja e saj në një kopsht privat në kryeqytet.
Protesta nisi para ambienteve të ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas qytetarët marshuan drejt ministrisë së Brendshme, duke bërë thirrje për dënimin e edukatores Majlinda Dehima, e cila dhunoi dhe i theu këmbën një vajze vetëm 3 vjeç në kopshtin ku punonte.
Në pankartat e tyre qytetarët kërkojnë dënim për Dehimën, ndërsa ka të tjerë posterë ku fytyra e saj shfaqet me një kryq të kuq dhe kërkohet nga autoritetet që të “bëhet shembull”.