Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Dhunë kishte dhe pamjet ishin, por u fshinë…”, mësuesja rreh prindin në shkollë 

2025/03/04 at 9:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Dhunë kishte dhe pamjet ishin, por u fshinë…”, mësuesja rreh prindin në shkollë 

Më 15 Qershor 2021 emisioni “Stop” trajtoi përplasjen fizike e verbale në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës, ku nëna e një djali me çrregullime të spektrit autik, Fjoralba Rosi u dhunua nga nëna e një fëmije tjetër, njëkohësisht mësuese në këtë shkollë, Valentina Jançe Kala. 

Në atë kohë agresorja u procedua penalisht. Tre vjet më pas “Stop” takon Fjoralba Rosin sërish. Mësohet se Gjykata e Durrësit e ka shpallur të pafajshme mësuesen, pasi nuk ishte provuar dhuna. Por organi i akuzës dhe gjykata nuk kanë administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, që drejtori i shkollës tha se i kanë institucionet kompetente. 

Sot Fjoralba e kërkon drejtësinë në Gjykatën e Apelit. Nga ana tjetër arsimtarja nuk është mjaftuar me kaq. Ajo ka kallëzuar nënën e fëmijës për fyerje dhe shpifje dhe kërkon 4 milionë lekë dëmshpërblim. Fjoralba është quajtur edhe hajdute, pasi mësuesja pretendon se i kanë vjedhur 700 mijë lekë në shkollë. Drejtori i shkollës, në një regjistrim thotë se nga videoja që disponohet ai që ka marrë lekët, është burrë. 

Pas transmetimit të fundit Eduart Prenga, drejtori i shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës kërkoi të shpjegonte se dhunë ka pasur, por pamjet nuk janë tërhequr nga policia. Për pasojë, sistemi i ka fshirë pasi ka kaluar shumë kohë. 

Eduart Prenga: Asnjë lloj deklarimi, askush nuk ka ardhur për këtë çështje. 

Gazetarja: Ju për një muaj nuk iu tërhoqën pamjet filmike? 

Eduart Prenga: Askush! 

Gazetarja: A ka pasur dhunë atë ditë, apo nuk ka pasur dhunë? 

Eduart Prenga: Ka pasur, sepse edhe kapja për duarsh e dy zonjave nuk është pamje e bukur. Prandaj dhe për mësuesen është marrë masë disiplinore, nga Komisioni i Disiplinës për shkelje të etikës sepse kanë qenë dhe në oborrin e shkollës. 

Gazetarja: Në Qershor kam qenë unë ajo që iu kam kërkuar që të shikonim pamjet filmike dhe keni refuzuar me pretendimin se ua dorëzoni vetëm institucioneve kompetente. Je koshient që sot po të kishin qenë pamjet filmike nga ana e emisionit “Stop” dhe të ishin bërë publike nuk do të ishim në këtë situatë. 

Eduart Prenga: Për këtë nuk jam koshient. Unë mendoj që ato pamje do të ishte shumë më mirë që të kishin qenë më mirë në gjykatë e prokurori se sa në media./tvklan.al 

Ju sugjerojmë

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
-U tha në Opinion

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

9 Maj, 2025 11:15 pm
Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
-U tha në Opinion

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

9 Maj, 2025 11:04 pm
Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
-U tha në Opinion

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

9 Maj, 2025 10:50 pm
Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
-U tha në Opinion

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

9 Maj, 2025 10:32 pm
Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
-U tha në Opinion

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

9 Maj, 2025 10:31 pm
Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin
-U tha në Opinion

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

9 Maj, 2025 10:18 pm
Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…
Kryesore

Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…

9 Maj, 2025 9:55 pm
PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!
Politikë

PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!

9 Maj, 2025 9:24 pm
Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet
Kryesore

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet

9 Maj, 2025 9:16 pm
Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!

9 Maj, 2025 9:11 pm
Para
“Reforma në drejtësi e pakthyeshme!”, ambasadori Gonzato: Pavarësia e gjyqësorit, jetike për një shtet 

“Reforma në drejtësi e pakthyeshme!”, ambasadori Gonzato: Pavarësia e gjyqësorit, jetike për një shtet 

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 5 mars 2025

Parashikimi i motit 5 Mars 2025

Parashikimi i motit 5 Mars 2025

TE FUNDIT

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
9 Maj, 2025

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është vënë përballë një pyetje “pikante” nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan....

Lexo më shumë

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan është ndalur edhe tek pensionet, për të cilat është...

Lexo më shumë

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
9 Maj, 2025

Kryesocialisti Edi Rama thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kundërshtari i tij Sali Berisha do të marrë një...

Lexo më shumë

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, nga ku ai duhet të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com