Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhuna në shkolla, 20% e fëmijëve dhunohen fizikisht

2016/05/22 at 9:45 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhuna në shkolla, 20% e fëmijëve dhunohen fizikisht

Një punonjëse e shtëpisë së fëmijës që dhunon fëmijën jetim, një mësues që qëllon me thupër mbi nxënësin, edhe pse jemi në shekullin XXI. Nuk janë episode filmash, por skena reale, të filmuara në shkollat dhe institucionet tona, që kulmuan vetëm disa ditë më parë në jetimoren e Shkodrës, pas akuzave për abuzim seksual me disa fëmijë të shtëpisë së fëmijës. Aktualisht dhuna ndaj fëmijëve në shkollat e vendit tonë nuk është më një ccështje që kalon pa u vënë re. Rritja e ndërgjegjësimit, teknologjia dhe mundësia e regjistrimit të videove bëjnë të mundur identifikimin e rasteve, ndërsa mediat online ndihmojnë në raportimin e tyre gjithmonë e më shumë.
Nga një studim bazë i vitit 2015 nga Ministria e Arsimit dhe Sportit “Dhuna ndaj fëmijëve në shkolla në Shqipëri” pasqyrohen të dhëna për tri forma të dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruara nga mësuesit tek nxënësit në ambientet e shkollës. Gjetjet kryesore të studimit treguan se 41% e nxënësve shprehen se kanë përjetuar të bërtiturën si formën më të lartë të dhunës psikologjike; 22% e nxënësve kanë raportuar dhunën e ushtruar me anë të kërcënimit; 16 % e nxënësve kanë raportuar praktikat e epiteteve fyese. Ndërsa përsa i përket formave të dhunës fizike gjetjet tregojnë se 12% e nxënësve kanë përjetuar të goditurën me dorë ose me objekte të ndryshme; 8% e nxënësve kanë përjetuar shkuljen e veshit dhe pickimit. Në këtë kontekst, vazhdimi i një programi që synon parandalimin e ccdo forme të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj fëmijës, lindi si një domosdoshmëri që do të ndikojë në një arsim më cilësor, por edhe në një shoqëri më të mirë.
Programi COMBI adreson dhunën fizike, në tre forma – goditje me dorë apo objekt tjetër,  shkulje veshi , pickim si dhe, dhunën psikologjike, në tre forma: bërtitje , kërcënim , përdorim epitetesh fyese – nofka. Në vështrimin e përgjthshëm të situatës në Shqipëri, problemi i dhunës ndaj fëmijëve vazhdon të jetë i fshehur, pavarësisht rritjes së rasteve të identifikuara, dhe nuk jepen të dhëna të sakta të cilat na japin një pasqyrë të qartë të realitetit.
COMBI “Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes” është programi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në partneritet me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Agjencinë Shetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, UNICEF dhe Qendra “Fëmijët Sot”, në një përpjekje të përbashkët institucionale për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve në vend. Ky program po ofron një kontribut të rëndësishëm mbi avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve duke promovuar mënyra të reja të disiplinës në sisitemin arsimor 9 vjeçar publik e jo publik si dhe në institucionet e përkujdesjes shoqërore në vend. I gjithë formati dhe modeli i prezantimit të Mënyrave të Reja të Disiplinës vjen falë një eksperience 4 vjeçare të provuar dhe të testuar si të suksesshme në sistemin arsimor shqiptar. Praktika e Mënyrave të Reja të Disiplinës po angazhon të gjitha palët në institucionet arsimore, drejtues shkollash, mësues, psikologë, prindër si edhe vetë fëmijët për të patur një shkollë sa më miqësiore dhe pa dhunë. Filozofia dhe zbatueshmëria e këtij programi vë theksin mbi rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe përforcimin e shërbimit psiko-social në adresimin e dhunës ndaj fëmijëve në shkolla.
Programi COMBI sjell një përmirësim në raportet mësues – nxënës; por edhe prind – fëmijë në funksion të trajtimit të konfliktit në mënyrë paqësore dhe pa dhunë. Trajnimet, takimet, bisedat dhe informacionet e shumta rreth e Mënyrave të Reja të Disiplinës po bëjnë hapa ndryshimi tek armata e mësuesve në konceptim përsa i përket komunikimit me nxënësin në klasë, disiplinimit të tyre si dhe zëvendësimit të mënyrave të vjetra të disiplinës me mënyrat e reja të disiplinës . Ky program ka nxitur dhe motivuar jo vetëm mësuesit, por edhe prindërit, fëmijët në promovimin e menyrave te reja në shkolla nëpërmjet veprimtarive si aktivitete, takimeve, fushatave , ekspozitave, etj., me synimin reduktimin dhe eleminimin e dhunës ndaj fëmijëve.

Ju sugjerojmë

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Kosovë/ Dështon përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

17 Maj, 2025 11:41 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Përfituan pensionin e një personi që nuk jetonte nga 2019, policia ndalon 2 shtetas

17 Maj, 2025 11:27 am
Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve
Aktualitet

Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

17 Maj, 2025 10:54 am
‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE
Aktualitet

‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE

17 Maj, 2025 10:36 am
Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme
Aktualitet

Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme

17 Maj, 2025 10:29 am
‘Cinizmi i Presidentit Putin’/ Macron: Duhet vënë presion mbi Rusinë
Aktualitet

‘Cinizmi i Presidentit Putin’/ Macron: Duhet vënë presion mbi Rusinë

17 Maj, 2025 10:21 am
Macron uron Ramën për mandatin e 4: Vijojmë me projektet ambicioze
Aktualitet

Macron uron Ramën për mandatin e 4: Vijojmë me projektet ambicioze

17 Maj, 2025 10:09 am
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Aktualitet

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj

17 Maj, 2025 9:58 am
Rama krah Macron: Do fuqizojmë marrëdhëniet me Francën në inovacion
Aktualitet

Rama krah Macron: Do fuqizojmë marrëdhëniet me Francën në inovacion

17 Maj, 2025 9:47 am
Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri
Aktualitet

Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri

17 Maj, 2025 9:18 am
Para
Rënia e helikopterit në Shkodër, shkarkohet Shefi i Sigurisë në Farkë

Rënia e helikopterit në Shkodër, shkarkohet Shefi i Sigurisë në Farkë

Ledina Celo, një nënë e lumtur dhe …seksi 

Ledina Celo, një nënë e lumtur dhe ...seksi 

Video/ Ulet avioni me energji diellore pas 17 orëve fluturim

Video/ Ulet avioni me energji diellore pas 17 orëve fluturim

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kosovë/ Dështon përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
17 Maj, 2025

Ka dështuar për herë të 17 përpjekja për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Në seancën e mbajtur të shtunën, ngërçi...

Lexo më shumë

Përfituan pensionin e një personi që nuk jetonte nga 2019, policia ndalon 2 shtetas

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
17 Maj, 2025

Përfituan pensionin e një shtetasi, i cili nuk jetonte që prej vitit 2019, policia ka ndaluar edhe një shtetas tjetër....

Lexo më shumë

Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve
17 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, të cilën e...

Lexo më shumë

‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE

‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE
17 Maj, 2025

Presidenti i Francës Emmanuel Macron u shpreh mjaft optimist në konferencën e sotme me kryeministrin Edi Rama, sa i takon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com