Administratorja e kopshtit privat “Diren”, Anjeza Shabani ka dalë sot në gjykatën e Apelit duke kërkuar lirimin nga burgu.
Në sallën gjyqësore ajo ka pranuar dhunën e ushtruar ndaj fëmijës, duke u justifikuar se i doli situata jashtë kontrollit.
“Jam, penduar, situata më doli nga duart. Nuk më shkonte ai gjest. Po ta shihni videon jam penduar që në atë moment. Më ngritën kurth. Edukatorja mbante qëndrim neutral”, mësohet të jetë shprehur Shabani.
Anjeza Shabani u denoncua për dhunë nga prindërit e fëmijës të cilës faktuan në emisionin Stop, Tv Klan, dhunën shtazarake në kopësht.