Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhuna në familje, shoqëria civile: Ligji të përjashtojë burrin nga banesa

2016/12/12 at 3:47 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhuna në familje, shoqëria civile: Ligji të përjashtojë burrin nga banesa

Pas ngjarjes tragjike të Fierit ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj, në fokus të debatit publik është rikthyer ligji “Për masat ndaj dhunës në familje” që ka nisur zbatimin në vitin 2007.

Nisur dhe nga tragjedia e Korçës, e pak ditëve më parë kur 2 fëmijë u vranë prej babait të tyre i cili më pas vari dhe veten, aktorë të shoqërisë civile që punojnë në terren me viktimat e dhunës në familje, kërkojnë të rishikohet ky ligj e konkretisht dispozitat për bashkëshortin dhunues, të përcaktuara në urdhrin e mbrojtjes.

Afroviti Gusho, koordinatore e shoqatës “Unë gruaja” në Pogradec thotë se ligji duhet të përcaktojë në mënyrë taksative që burri të largohet nga banesa pasi shpesh herë sipas saj, urdhrat e mbrojtjes janë të pazbatueshëm.

“Vitet e fundit kemi shifra në rritje të denoncimit të dhunës, por problem mbeten urdhrat e mbrojtjes të cilat përcaktojnë sipas ligjit një distancë të burrit dhunues nga viktima gati 20 metra brenda një banese.

Ky është një absurd ndaj ne kemi propozuar që dhunuesi të largohet menjëherë nga banesa”, shprehet Gusho.

Sipas saj, në shumë raste është viktima ajo që detyrohet të lërë banesën, por zgjidhja që ka ofruar pushteti vendor për strehimin e tyre në Pogradec është një hotel.

“Kemi 2 vjet që negociojmë me bashkinë, në bashkëpunim dhe me PNUD për hapjen e një qendre multidisiplinare.

Aktualisht kemi arritur në një marrëveshje për sistemimin në një hotel por kjo është një zgjidhje provizore”, shprehet aktivistja e shoqërisë civile.

Zbatimi i mekanizmit të referimit të dhunës, jo eficent

Falë programit të përbashkët për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje të zbatuar nga agjencitë e OKB në Shqipëri, të financuar nga qeveria suedeze, janë ngritur mekanizma të plotë referimi dhe institucionet vendore kanë marrë një pjesë të përgjegjësive për viktimat e dhunës në familje.

Programi i përbashkët i zbatuar në Shqipëri nga UNFPA, IOM dhe UNICEF në bashkëpunim me qeverinë shqiptare kanë bërë përpjekje për të promovuar barazinë gjinore dhe për të çrrënjosur dhunën me bazë gjinore në Shqipëri.

Ministria e Punës ka luajtur rolin e partnerit kryesor së bashku me institucionet vendore si në fushatën e ndërgjegjësimit ashtu edhe në asistencën e viktimave të dhunës me bazë gjinore.

Por problem mbetet zbatimi i mekanizmit të referimit nga të gjithë aktorët e saj, sic janë mjekët.

Në qytetin e Pogradecit, janë zhvilluar trajnime për mjekët përmes programeve të UNFPA, se si ata duhet të referojnë rastet e dhunës dhe të ndërgjegjësojnë viktimat e saj që ta denoncojnë dhunuesin e tyre.

Vetë mjekët në këtë qytet pranojnë se shpeshherë bien pre e mentalitetit duke qëndruar indiferent ndaj rasteve të dhunës ose duke mos i denoncuar ato në polici.

Mungesa e informimit dhe mentaliteti bëjnë që shumë gra të mos e denoncojnë dhunën në familje.

Në bazë të ligjit, personeli shëndetësor, (mjekë, infermierë e psikologë), është një nga hallkat e zbatimit të mekanizmit të referimit të dhunës që për fat të keq nuk është funksional në qytetin e Pogradecit.

Ndonëse detyra e tyre është të fitojnë besimin e viktimës e më pas të ndihmojnë atë të denoncojë dhunën, shoqëria civile shpreh rezerva për këtë mungesë bashkëpunimi mes tyre dhe mjekëve.

Në tre vitet e fundit me mbështetjen e UNDP me fonde të qeverisë suedeze Shoqata “Unë Gruaja” ka zbatuar disa projekte që kanë pasur në fokus trajnimin e përfaqësuesve të pushtetit vendor, shkollave në zonat rurale për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për denoncimin e dhunës në familje. /gazetare: Blerina Moka

15450897_226957611074293_923901417_n

Etiketa: dhuna ne familjeligjndryshimshoqata

Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Para
Foto pa censurë/ Dalin skicat e tmerrit që tregojnë përdhunimet e femrave shqiptare nga ushtarët turq

Foto pa censurë/ Dalin skicat e tmerrit që tregojnë përdhunimet e femrave shqiptare nga ushtarët turq

Komisioni i CEZ/ Berisha-Ballës: Shpifës, kërkon të shpëtosh Ramën nga 35 vite burg

Komisioni i CEZ/ Berisha-Ballës: Shpifës, kërkon të shpëtosh Ramën nga 35 vite burg

Foto/ Ja çfarë pyesin më tepër të huajt për Shqipërinë në “Google”

Foto/ Ja çfarë pyesin më tepër të huajt për Shqipërinë në “Google”

TE FUNDIT

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
14 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë ia hoqi shtetësinë kryebashkiakut të Odesës, Gennady Trukhanov, masë që shërbimi i sigurisë...

Lexo më shumë

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
14 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë qenë në fokus të diskutimeve të analistëve në emisionin “Opinion”. Referuar rezultateve të zgjedhjeve, Baton...

Lexo më shumë

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
14 Tetor, 2025

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ishin miqtë ata që...

Lexo më shumë

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
14 Tetor, 2025

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com