Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhuna në familje/ Lekatari: Kjo situatë edhe për shkak të normave të shoqërisë tonë

2023/06/06 at 10:01 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhuna në familje/ Lekatari: Kjo situatë edhe për shkak të normave të shoqërisë tonë

Ngjarja e rëndë në Përmet ku një 24-vjeçar mbyti nënën e tij dhe plagosja e gruas me thikë nga bashkëshorti i saj në Korçë, kanë tronditur vendin ditët e fundit.

Lidhur me këto ngjarje, aktivistja Zhaklin Lekatari është shprehur se në Shqipëri duhet një reformim total kulturor, emocional e seksual për rindërtimin e disa vlerave të reja në shoqërinë tonë.

E ftuar në Klan News, Lekatari thotë se sipas saj, në Shqipëri situata është e ngarkuar dhe makabre dhe si një film triller për shkak të normave të shoqërisë tonë.

Mes të tjerash, Lekatari thotë se duket sikur barazia gjinore që po mundohemi ta arrijmë, në vendin tonë po shfaqet me krime dhune, sipas saj, me burrat që nuk pranojnë autonominë e gruas.

Zhaklin Lekatari: Nga Janari i këtij viti e deri në Qershor kemi 13 gra të vrara. Unë kam disa vite që them që këtu në Shqipëri po ndodh “holokausti i grave” dhe ne kemi nevojë për një reformim total kulturor, emocional, seksual për rindërtimin e disa vlerave të reja në shoqërinë tonë. Të mësojmë shoqërinë, dua të përfshij të gjithë pjesëtarët e saj që ta identifikojnë dhunën, ta denoncojnë atë dhe të reagojnë ndaj saj. Mendoj që situata në Shqipëri është kaq e ngarkuar dhe kaq makabre, edhe tamam si një film triller, edhe për shkak të gruas shqiptare, edhe për shkak të normave të shoqërisë tonë, të cilat ende vazhdojnë të në turpërojnë nëse kemi problematika të tilla në familje, nëse ne denoncojmë problematika të tilla, nëse ne i japim zë problematikave të tilla në familje.

Edhe nga të gjitha studimet e fundit që janë bërë, edhe ato socialogjike, edhe ai shumë i rëndësishëm i OSBE-ODIHR i vitit 2020, e tregojnë shumë mirë se sa për qind të grave shqiptare pësojnë dhunë në të gjitha format e saj. Burrat shqiptarë duket sikur po mundohen që të bëhen shumë agresivë dhe shumë jo tolerantë sa herë që thërrimet e fundit të pushtetit të tyre patriarkal, po ju ikin. Duket sikur barazia gjinore që po mundohemi ta arrijmë, që është një tipar i vendeve demokratike apo i vendeve perëndimore, në të vërtetë në vendin tonë po shfaqet me krime dhune, me këta burra që nuk pranojnë autonominë e gruas, këta burra që nuk pranojnë një grua të rindërtojë një jetë të re, me këta burra që nuk pranojnë që gruaja e tyre nuk është vetëm objekt. Këta krime, që quhen krime pasioni dhe unë nuk e di se çfarë ngel nga dashuria kur ti vret gruan tënde, mamanë e fëmijëve të tu dhe në disa raste fëmijët e tu. Situata është vërtetë alarmante dhe do të doja të mos gjendesha në studio për të folur për të njëjtën gjë. Kemi një ngecje të madhe edhe të shoqërisë civile, edhe nuk zbatojnë ligjin./Tv Klan

Ju sugjerojmë

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej
Bota

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej

30 Janar, 2026 10:02 am
I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari
Kronikë

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari

30 Janar, 2026 9:23 am
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Kërcënimi i Trump ndaj Kanadasë, heq certifikimin e avionëve dhe tarifa 50%

30 Janar, 2026 8:45 am
OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët
Bota

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët

30 Janar, 2026 8:42 am
A është dollari i dobët rrezik për Europën?
Bota

A është dollari i dobët rrezik për Europën?

30 Janar, 2026 8:41 am
Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?
Bota

Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?

30 Janar, 2026 8:36 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit 30 janar 2026

30 Janar, 2026 8:35 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Kryesore

Horoskopi, 30 janar 2026

30 Janar, 2026 8:34 am
Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

29 Janar, 2026 10:25 pm
Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë

29 Janar, 2026 10:08 pm
Para
Silva Bino shkon në SPAK

Silva Bino shkon në SPAK

Suella Braverman paralajmëron valë të re emigrantësh shqiptarë në Britani të Madhe

Suella Braverman paralajmëron valë të re emigrantësh shqiptarë në Britani të Madhe

Vjosa Osmani pret në takim të dërguarit e SHBA dhe BE

Vjosa Osmani pret në takim të dërguarit e SHBA dhe BE

TE FUNDIT

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej
30 Janar, 2026

Teksa ushtria amerikane pret vetëm urdhrin, presidenti Donald Trump ende beson tek negociatat me Iranin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë...

Lexo më shumë

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari
30 Janar, 2026

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës,...

Lexo më shumë

Kërcënimi i Trump ndaj Kanadasë, heq certifikimin e avionëve dhe tarifa 50%

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
30 Janar, 2026

Presidenti Donald Trump tha se po heq certifikimin nga të gjitha avionët e prodhuar në Kanada dhe kërcënoi me një...

Lexo më shumë

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët
30 Janar, 2026

Rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës Nipah përtej Indisë është i ulët, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com