Është pezulluar punonjësi i policisë G.N, pas videos së publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se disa efektivë të policisë dhunonin një të mitur tek kodrat e liqenit artificial.
Pritet që Drejtoria e Standardeve Profesionale do grumbulloje të gjitha provat dhe në fund të hetimit jepet masa disiplinore sipas shkallës së shkeljes.
Ndërkohë, hetimet vijojnë dhe për efektivët e tjerë të cilët morën pjesë në dhunimin e djalit të mitur.
Veprimet e të gjithë policëve po analizohen nga drejtoria e standardeve profesionale. Ndërkohë, videoja e 15-vjeçarit është bërë virale në rrjetet sociale duke shkaktuar reagime të forta./ Opinion.al