Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhuna ndaj të miturit, Hafizi: Shteti nuk e bërë siç duhet detyrën

2016/06/23 at 4:32 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhuna ndaj të miturit, Hafizi: Shteti nuk e bërë siç duhet detyrën

Deputetja e PS-së, Mimoza Hafizi ka reaguar në lidhje me dhunën ndaj të miturit 3-vjeçar. Nëpërmjet një statusi në Facebook, thotë se shteti shqiptar dhe Ministria e Arsimit, nuk e ka bërë siç duhet punën. Ja statusi i saj i plotë:

“Skenat e dhunës mbi një të mitur na kanë drithëruar edhe pse ndodhën në një institucion, ku prindërit kanë dorëzuar me besim fëmijët e tyre. Kanë dorëzuar fëmijët, duke menduar se shteti e ka ushtruar seriozisht kontrollin e ligjshmërisë dhe të cilësisë. Pasi bëhet fjalë për jetën e fëmijëve të vegjël, të pafuqishëm e të pazotë për t’u vetëmbrojtur. Por duket qartë se shteti nuk e ka bërë detyrën, ndonëse deklarata e Ministrisë së Arsimit hedh terr, duke shpërndarë përgjegjësi tek ata që nuk u takon. A i ka ushtruar me përgjegjësi Ministria e Arsimit kontrollet që ia kërkon ligji? Këtë ka nevojë ta dijë çdo shqiptar. Se nga kjo varet siguria në institucionet e arsimit.Po kush mund ta verifikojë? Kush do të japë llogari? Vetë Ministria? Kjo s’ka për të ndodhur. Para një muaji, i kam kërkuar një informacion të rëndësishëm Ministrisë së Arsimit, në rrugë zyrtare dhe mbështetur në statusin tim si deputete. Informacioni bazohej mbi dy pyetje: Si e ka ushtruar Ministria e Arsimit kontrollin e detyrueshëm financiar mbi universitetet publike? Si e ka ushtruar Ministria e Arsimit kontrollin e ligjshmërisë në universitete? Letra ime kërkon vetëm transparencë, të cilën dua ta ndaj me pedagogët dhe studentët. Kjo Ministri duhej të më kthente përgjigje brenda dy javësh. E thotë ligji. Por unë nuk kam marrë asnjë përgjigje! Ia kam apeluar çështjen ballazi ministres, në parlament, para dy javësh. Deklarime dhe premtime boshe nga tribuna e parlamentit, por asnjë përgjigje! I kam dërguar letër kryeministrit. Kështu ma kërkon ligji. Ende nuk kam asnjë përgjigje! Kam ndjekur të gjitha rrugët ligjore që më japin të drejtën e këtij informacioni, të kësaj transparence. Por ministrja dhe kryeministri thyejnë ligjin, duke heshtur me arrogancë. Beteja vazhdon, sigurisht, unë nuk kam ndërmend të stepem.Por imagjinoni, miq, se çfarë transparence dhe përgjigje do të marrim për kontrollet në kopshte?.Imagjinoni se çfarë përgjigje do të marrin qytetarët për kontrollet e shtetit në shkolla, në universitete, kontrolle të domosdoshme për sigurinë publike. Për të cilat ne paguajmë me paret tona, nga mundi ynë, me mijra njerëz. Asnjë përgjigje! Me arrogancën më të papranueshme. Kjo paaftësi, kjo papërgjegjshmëri, kjo arrogancë janë po aq ulëritëse sa dhe britmat e vogëlushit të dhunuar, që na kanë rrënqethur si komb.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Flet i dashuri i Omar Mateen: Nuk vrau për terrorizëm, por për hakmarrje

Flet i dashuri i Omar Mateen: Nuk vrau për terrorizëm, por për hakmarrje

Ministri gjerman: Kosova, kushti i Serbisë për të hyrë në BE

Ministri gjerman: Kosova, kushti i Serbisë për të hyrë në BE

Video/ Ja çfarë tha Ronaldo pas barazimit 3-3 me Hungarinë

Video/ Ja çfarë tha Ronaldo pas barazimit 3-3 me Hungarinë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com