Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një postim në rrjetet sociale teksa ka postuar foto të një efektivi të lënduar, dënon dhunën në protestën e opozitës dhe thotë se autorët do të mbajnë përgjegjësi.
“Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, shkruan Lleshaj në një postim në Twitter./Opinion.al