Policia e Tiranës ka shoqëruar pasditen e sotme dy persona lidhur me ngjarjen e sotme, ku u dhunua avokati Sokol Mëngjesi.
Mësohet se personat e shoqëruar po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët.
Sipas raportimeve, kamerat e sigurisë kanë kapur tre persona, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një makinë.
Policia falë këtyre pamjeve ka mundur të identifikojë një prej agresorëve si dhe mjetin e përdorur, ndërkohë që po punohet për identifikimin e dy të tjerëve.
Momentalisht po bëhen kontrolle në Tiranë me qëllim vënien e të identifikuarve në pranga.
Për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes, policia e Tiranës pritet të dalë me një konferencë për mediat në orën 18:00.