Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë për 3 ditë seancat gjyqësore.
Gjatë mbledhjes urgjente të mbajtur ditën e sotme, u mor vendimi për të mos bojktuar vetëm seancat për masat e sigurisë që janë me afat të ngutshëm.
Vendimi u mor pas dhunimit brutal rreth 7 ditë më parë të avokatit, Sokol Mëngjesi i cili ditën e djeshme është transportuar në Athinë ku ndodhet në intubim.
“Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që e përjetuam me shumë shqetësim e përgjegjësi, për dhunën e ushtruar ndaj kolegut tonë Sokol Mëngjesi, që i urojmë shërim të shpejtë”, tha avokati Maks Haxhia në një deklaratë për mediat pas marrjes së vendimit.