Prokuroria Tiranë nis hetimet për Veprën Penale ‘Dhunë në Familje’ pas denoncimit të Princ Lekës për dhunë nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.
Gjithashtu organi i akuzës bën me dije se ka nisur verifikime edhe për publikimin e videos ne media.
“’Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur”-njofton prokuroria.
Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjensia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse.