Procesi i pranimeve në universitete do të kishte zgjatur maksimuni 10 ditë dhe asnjë maturant ekselent nuk do t’i kishte ikur universitetit publik nëse dekanët e fakulteteve do të kishin marrë përsipër detyrimet që përcakton ligji i arsimit të lartë.
I këtij mendimi është Dekani Dhori Kule, i cili në një intervistë për Televizonin Klan thotë se përzgjedhja e fituesve duhet të bëhej nga departametet, sipas procedurave të përcaktuar në statut dhe rregullore.
E megjithatë Kule thotë se gjithçka do të rregullohet vitin e ardhshëm.
Dekani i Fakultetit Ekonomik pohon se ballafaqimi i parë me autonominë në raport me studentet këtë herë nuk ishte i mirë për shkak se universitete ishin të papërgatitur për të përballuar përgjegjësitë e tyre.
Në Fakultetin Ekonomik ka ende vende të lira, që sipas Dekanit, do të plotësohen të gjitha.