Deputeti i PD, njëherësh pedagog Luçiano Boçi është shprehur në mbështetje të protestës së studentëve. Ai tha se tarifat e larta janë thjesht një spunto e zemërimit të madh të rinisë shqiptare.
Statusi i plotë në facebook
Tarifat e larta janë një spunto që ka nxjerrë në pah zemërimin e plotë të rinisë shqiptare.
Trajtimi i tyre si klientë, mungesa e mbështetjes nga shteti, rrënimi progresiv i cilësisë së diplomave, mungesa e së ardhmes, ka shpërthyer protestën e tyre.
Marshimi i studentëve të inxhinierisë meriton mbështetje nga të gjithë studentët e Tiranës dhe të rretheve.
Dhjetori është muaji i Rinisë.
Stop abuzimit me tarifat!
Stop harbutërisë kryeministrore!
Stop paaftësisë ministrore!
Stop mungesës së të ardhmes!
*bashkelidhur pamje nga protesta ne Elbasan