Ky është momenti kur disa prej të arrestuarve për trafikun e kokainës nga Brazili mbërrijnë në Gjykatën e Posaçme.
Kujtojmë se nga operacioni u zbulua një laborator kokaine, ndërsa u arrestuan 10 persona, 3 prej të cilëve shtetas të huaj.
Té 10 të arrestuarit dalin sot para Gjykatës së Posaçme për vleresimin e masave të sigurisë.
Prokuroria e Posaçme bëri me dije se ka qenë në dijeni të dy ngarkesave që do të vinin në emër të këtij grupi.
Ngarkesa e muajit shtator është magazinuar fillimisht në një objekt në Durrës dhe më pas është transportuar në banesën e një të riu në fshatin Qerekë të Niklës.
Operacioni i drejtuar nga SPAK u shtri edhe në zonën e njohur si “Kodra e Diellit2”. Shtetasit e huaj, dukej se kishin rolin e “kimistëve” për ndarjen e kokainës nga lëkurët e bagëtive.