Ka folur për herë të parë babai i Alba Cenkos, 32-vjeçares që u vra nga bashkëshorti i saj Kastrioti, në Greqi.
Në një rrëfim për “News 24”, babai i të ndjerës tregon se si dhëndri mashtronte familjen e Albës, teksa mbante të fshehur trupin e saj të pajetë në papafingon e banesës.
“Kemi ndenjur 5 ditë s’kemi fol, na ka mashtrua dhëndri, burri vajzës teme. Me Kastriotin kemi folur përditë, ai telefoninë e ka pas vetë. Na thoshte e ka goca telefonin nuk e hap. Mashtruse. Ai tha ka ikur vajza, a ka ardhur vajza te ty, më tha mua. Po pse cfarë u bë vajza thashë unë, pulë, erdhi gjeti kokërr gruri dhe e hëngri? Ne jemi shumë të revoltuar, neve e kemi lënë në dorë të ambasadës, të bëhet çfarë të bëhet Denoncimin e kemi bërë në orën 7 e 30 ditën e hënë. Nipërit i kanë çuar te xhaja i madh”, tha babai i Alba Cenko nëpërmjet një telefonate për moderatoren Evis Ahmeti.