Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dezinformimi rus nxit tërheqjen e trupave franceze nga Afrika

2025/02/20 at 7:32 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dezinformimi rus nxit tërheqjen e trupave franceze nga Afrika

Analistët thonë se propaganda ruse dhe fushatat dezinformuese kanë qenë faktorët kryesorë që nxitën largimin e trupave franceze nga Çadi dhe vendet e tjera në rajonin Sahel të Afrikës. Kronika e korrespondentit të Zërit të Amerikës Henry Wilkins hedh një vështrim mbi propagandën ruse në Sahel ndërsa trupat franceze largohen

Ushtria e Çadit në fund të janarit shënoi largimin e trupave franceze nga vendi pas më shumë se 60 vjetësh.

Në ceremoni, Presidenti i Çadit Mahamat Idris Deby tha se largimi ishte “një agim i ri për një Çad plotësisht sovran”.

Ndërkaq, analistët thonë se fushata propagandistike ruse në rajon luajti rol kyç në largimin e trupave franceze.

“Rusia po përdor historinë e kolonializmit dhe qëndrimet anti-imperialiste për të nxitur pakënaqësinë midis afrikanëve të rinj dhe opinionit publik kundër interesave franceze dhe pranisë së Francës në rajonin Sahel”, thotë Bakary Sambe nga Instituti Timbuktu.

Çadi është i fundit nga katër vendet në rajonin Sahel, së bashku me Burkina Fason, Malin dhe Nigerin, që u kanë kërkuar trupave franceze të largohen gjatë dy viteve të fundit. Të gjithë, në të njëjtën kohë kanë mirëpritur trupat ruse.

Ekspertët si zoti Sambe thonë se Rusia përdor një rrjet profilesh të rreme në rrjetet sociale për të përforcuar qëndrimet anti-franceze dhe përhapur teori konspirative.

Rusia gjithashtu ka hapur institute kulturore në të gjithë rajonin Sahel në dy vitet e fundit.

Një nga to është “Shtëpia Ruse” e hapur së fundmi në kryeqytetin e Çadit, N’djamena. Për dekada, vendet perëndimore kanë hapur institute kulturore në kryeqytetet afrikane për të përhapur kulturën dhe gjuhën e tyre.

Megjithatë, ndryshe nga institutet e tjera, gazetarët hulumtues thonë se institucionet ruse gjithashtu trajnojnë gazetarë të cilët më pas vazhdojnë të përhapin propagandë.

Ambasada ruse në Çad dhe Ministria e Punëve të Jashtme ruse nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Por, pse është Rusia kaq e përqendruar në këtë rajon?

“Përmes fushatave dezinformuese, qëllimi i Rusisë është të mbjellë kaos në rajon. Rusia dëshiron të zëvendësojë shtete si Franca si partnerin e ri kryesor për shtetet e rajonit Sahel”, thotë Constantin Gouvy nga Instituti ‘Clingendael’ me bazë në Holandë.

Analisti Sambe shton:

“Qasja e Rusisë ka qëllim t’i dërgojë mesazh perëndimit, posaçërisht vendeve të NATO-s si Franca, duke u thënë ‘nëse krijoni probleme gjeopolitike për ne në rajonin ukrainas të Donbasit, apo në Evropë, ne do të hakmerremi në rajonet ku ju keni ndikim si në Sahel’. Kjo e zhvendos konfliktin në territoret e rajonit Sahel”, thotë zoti Sambe.

Në rrugët e kryeqytetit N’djamena është e qartë që publiku beson se largimi i trupave franceze është një hap pozitiv për vendin.

“Ne e dimë që Franca nuk qëndron këtu për të mirën tonë. Prandaj, nuk është e nevojshme që ata të rrinë në vendin tonë. Ata duhet të largohen”, thotë studenti Sariab Bakar.

Që kur trupat franceze filluan të largohen nga Saheli më 2022, incidentet si pasojë e konflikteve në rajon, kryesisht nga përleshjet mes ushtrive shtetërore dhe xhihadistëve janë rritur me 65%, sipas të dhënave të organizatave “Armed Conflict Location” dhe “Event Data Project”./VOA

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Dënimi me burg i Salianjit, Tabaku: Nuk duhet të jetë ky standardi i Shqipërisë! Sot PD duhet të mobilizohet…

Edi Rama me punonjësit e bashkisë, Tabaku: Tubim i shtetit kundër drejtësisë

Rama mblodhi punonjësit e bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”, Berisha: Miting për të mbrojtur vjedhjen

Rama mblodhi punonjësit e bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”, Berisha: Miting për të mbrojtur vjedhjen

Votimet në Gjermani dhe e ardhmja politike e Evropës

Votimet në Gjermani dhe e ardhmja politike e Evropës

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com